Boksieri shqiptar, Amarlido Bakaj ka mposhtur boksierin ganez, Maluwi Folivi.
Kampi i boksierit ganez e dorëzuan ndeshjen në raundin e katër pas goditjeve të fuqishme që i dha Bakaj, shkruan Reporteri.net.
Pas fitores Bakaj u shpreh tejet i lumtur me fitoren.
Ai tha se e priti momentin që ta godiste kundërshtarin me dorën e tij të djathtë që e ka armën më të fuqishme dhe këtë e bëri.
Ai falënderoi tifozët për mbështetjen.
“Iu jam mirënjohës shumë shqiptarëve që erdhën sonte, iu jam borxhli tërë jetën”, tha Amarildo.
Meçi u zhvillua në Londër në “Harrow Leisure Centre”.
Boksieri shqiptar i lindur në Lezhë tani ka 12 meçe të zhvilluar gjatë karrierës dhe të gjitha me fitore. /Reporteri.net/.
Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj e mposht ganezin Maluwi Folivi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.