Boksieri me prejardhje nga Kosova, por që jeton dhe ushtron në Zvicër, Labinot Xhoxhaj, ka fituar titullin e peshave të rënda të EBU.

Xhoxhaj ka mposhtur boksierin ukrainas Oleksandr Zakhozhyi, me vendim unanim të gjyqtarëve, me rezultatet 116-112, 115-111 dhe 116-110.

Ai në raundin e 10 e kishte nokautuar kundërshtarin, por ukrainasi u ngrit dhe pas përfundimit të 12 raundeve, Xhoxhaj fitoi me vendim të gjytarëve.

31-vjeçari është boksieri i parë me nënshtetësi kosovare që shpallet kampion i peshave të rënda në federaten më prestigjioze evropiane EBU.

Këtë titull në vitin 2002 e kishte fituar edhe boksieri Luan Krasniqi, por i cili në atë kohë përfaqësonte Gjermaninë.

Zakhozhyi në këtë mbremje ka pasur të bokësojë ndaj kosovarit Arnold Gjergjaj, por ditë më parë u lëndua në stërvitje dhe si zëvëdësues erdhi Labinot Xhoxhaj.

Boksieri kosovar shpallet kampion i Evropës në boks / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version