Një përleshje mes tifozëve ndodhi në Gelsenkirchen të Gjermanisë, aty ku pas pak do të luhet ndeshja mes Anglisë dhe Serbisë.

Fillimisht në rrjete sociale u raportua se tifozët anglezë ishin përleshur me ata serbë.

Por, më vonë, Sky Sports doli me një video, duke thënë se autoritetet gjermane u kanë thënë atyre se tifozët shqiptarë janë përleshur me ata serb dhe se nuk ka pasur përfshirje të tifozëve anglezë.

Por, mediumi i madh gjerman, BILD tani thotë se tifozët anglezë u sulmuan me ata serbë.

Sipas tyre, huliganët anglezë kanë sulmuar tifozët serbë të cilët ishin ulur të qetë në restorant.

 

BILD thotë se ka tifozë të arrestuar, teksa policia e ka vënë situatën nën kontroll.

Anglia do të përballet me Serbinë sonte me fillim nga ora 21:00 në kuadër të Kampionatit Evropian.

BILD me version tjetër, shkruan se tifozët anglezë sulmuan serbët – disa u arrestuan / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version