
Futbollisti shqiptar, Besfort Zeneli, u ftua për herë të parë nga Kombëtarja e Suedisë gjatë muajit mars për dy ndeshjet miqësore.
Gjatë një interviste për “aftonbladet”, Zeneli regon se si babai i tij filloi të qante nga gëzimi.
“Arbëri ishte afër meje kur erdhi telefonata, pastaj unë e thirra babain menjëherë. Ai qau në punë kur i tregova”, u shpreh Zeneli
Ai foli edhe për refuzimin që ia bëri Kombëtares së Kosovës.
“Për mua ka qenë gjithmonë e qartë që unë dua të luaja për Suedinë. Unë e refuzova thirrjen e ekipit kombëtar të Kosovës. Ishte një rrezik i madh që e mora, por e ndjeva dhe doja ta ndiqja ëndrrën time. Ishte shumë bukur që isha i ftuar në këto dy ndeshje.
Zeneli luajti në dy ndeshjet, ndaj Irlandës së Veriut (11 minuta) dhe ndaj Luksemburgut (46 minuta).
Besfort Zeneli: Babai im qau kur më ftoi Suedia / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.