Mesfushori Jude Bellingham do të mungojë në dy ndeshje të Real Madridit për kartonin e kuq që e mori në ndeshjen kundër Valencias.
Ylli anglez u ndëshkua direkt me karton të kuq në fund të ndeshjes që përfundoi me rezultat 2 me 2, raporton Goal.com.
Anglezi kishte argumentuar me gjyqtarin pasi kishte shënuar golin me kokë, por gjyqtari tashmë i kishte dhënë fund takimit.
Bellinghami do të mungojë në ndeshjet e ligës kundër Celta Vigos dhe Osasunas.
Ai është i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Leipzigut.
Bellinghami suspendohet për dy ndeshje / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.