Futbollisti i Real Madrid, Jude Bellingham tanimë ka kanalin e tij në Youtube ku poston video të ndryshme dhe flet për ngjarje mjaft interesante.

Anglezi ka treguar një moment interesant që i kishte ndodhur me trajnerin e tij Carlo Ancelotti.

Ai tregonte se kanë qenë duke e shikuar një ndeshje futbolli të vëllaut të tij teksa ai kishte shënuar dy gola.

Aty nuk kishte munguar reagimi epik i Ancelottit.

“Unë ende e kujtoj kur vëllai im Jobe realizoi dy gola dhe ne ishim duke e shikuar ndeshjen me Ancelottin, teksa mu drejtua e më tha ne kemi sjellur njeriun e gabuar këtu, ne duhet të marrim atë”, u shpreh Bellingham.

Ndërsa më tutje, Jude në humor e ka pyetur italianin se në vend të kujt do të luante vëllau i tij, teksa përgjigja e Carlos ishte epike.

Bellingham tregon një histori interesante që i ka ndodhur me Ancelottin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version