Sulmuesi Romelu Lukaku pas shumë rasteve të humbura në pjesën e parë, ka realizuar, mirëpo goli nuk ishte i vlefshëm për shkak të pozitës jashtë loje.

Sulmuesi 30-vjeçar arriti të realizonte në minutën e 56-të pas asistimit të Onanas, por ishte në pozitë jashtë loje në zonën e pesë-metërshit të Sllovakisë.

Sllovakia në pjesën e dytë është duke u mbrojtur, teksa belgët kanë iniciativën për ta barazuar rezultatin.

Ishte Ivan Schranz, i cili realizoi në minutën e shtatë për ta zënë në befasi Belgjikën në grupin E të Evropianit.

Anësori belg Jeremy Doku gaboi në mbrojtje dhe këtë gabim e shfrytëzoi Ivan Schranz, i cili nga topi i kthyer mposhti portierin belg Casteels.

Portieri Casteels në minutat e fundit të pjesës së parë priti një gjuajtje të bukur nga Lukas Haraslin për ta mbajtur Belgjikën në lojë.

Belgjikës i anulohet goli shkaku i pozitës jashtë loje / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version