Belgjika ka triumfuar 2-0 ndaj Rumanisë, në ndeshjen e vlefshme për Europianin. Të besuarit e Tedescos kaluan në epërsi shumë shpejt, me anë të golit të Tielemans, i cili shfrytëzoi një asist perfekt të Lukaku.

Belgët u vendosën në kërkim të golit të dytë, por pa mundur dot ta arrinin atë brenda fraksionit të parë. Rumunët provuan me kundërsulme, duke vendosur jo pak në rrezik portën e mbrojtur nga portieri Casteels.

Në pjesën e dytë, 3 pikët u siguruan nga de Bruyne.

Belgjika siguron 3 pikët e para, triumfon ndaj Rumanisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version