Sulmuesi Romelu Lukaku ka lëshuar tri raste të mira para portës së Sllovakisë në pjesën e parë, teksa sllovakët me rastin e vetëm në këtë pjesë realizuan.

Ishte Ivan Schranz, i cili realizoi në minutën e shtatë për ta zënë në befasi Belgjikën në grupin E të Evropianit.

Anësori belg Jeremy Doku gaboi në mbrojtje dhe këtë gabim e shfrytëzoi Ivan Schranz, i cili nga topi i kthyer mposhti portierin belg Casteels.

Portieri Casteels në minutat e fundit priti një gjuajtje të bukur nga Lukas Haraslin për ta mbajtur Belgjikën në lojë.

Belgjika rastet, Sllovakia golin në pjesën e parë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version