Futbollisti Belgin Jashari është ftuar nga kampi i Barcelonës në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e kampit në Instagram.
Më 21 prill, Belgin Jashari, u sulmua fizikisht gjatë një loje që ekipi i tij e pati ndaj ShF Arsenalit.
Ngjarja në fjalë ngjalli reagime të ashpra nga i gjithë opinioni publik në Kosovë, përfshirë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e dënuar ashpër këtë akt.
Belgin Jashari ftohet nga kampi i Barcelonës në Kosovë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.