Kylian Mbappe ka dëshpëruar deri më tani në ndeshjet e Kampionatit Evropian.
Ish-futbollisti i Arsenalit dhe Francës, Emmanuel Petit ka befasuar me një deklaratë për sulmuesin 25-vjeçar.
Ai ka thënë se Mbappe nuk është i denjë për të qenë kapiten i kombëtares dhe nëse do të ishte trajner do ta linte në bankën rezervë.
“Deri në këtë moment, Mbappe nuk është i denjë për të qenë kapiteni i Francës. Nuk merr mjaftueshëm përgjegjësi në fushë dhe prej fillimit të këtij Evropiani nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Por, këtu ndikon edhe fakti që ai nuk është në formën e vet më të mire. Mendoj se ndaj Portugalisë, Deschamps e zëvendësoi shumë vonë, ndoshta duhej zëvendësuar në minutën e 60. Megjithatë, besoj dhe shpresoj se do të shpërthej në gjysmëfinale. Unë do ta aktivizoja vetëm sepse përballë është Spanja, pasi nëse do të ishte një tjetër skuadër, do ta lija në stol.”, ka deklaruar Petit.
Befason ish-futbollisti i Arsenalit dhe Francës: Mbappe e ka vendin në stol, nuk është i denjë për të qenë kapiten / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.