Arda Turan është një nga lojtarët më të famshëm në futbollin turk.
Turan ka mbi 100 paraqitje për kombëtaren e Turqisë.
Së fundmi, ai ka konfirmuar se ka prejardhje shqiptare.
Në një televizion turk, Turan ka thënë se nëna e tij ka prejardhje nga Prishtina, derisa ka konfirmuar se babai i tij është po ashtu refugjat.
Ai është rritur në lagjen Bayrampasa në Stamboll, aty ku kanë emigruar shumë banorë nga shtetet e Ballkanit.
Ndryshe, Turan gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube të mëdha si Galatasaray, Atletico Madrid, Barcelona dhe Istanbul Basaksehir.
Ai gjithashtu ka luajtur për të gjitha ekipet e moshave të Turqisë, teksa për ekipin senior ka bërë mbi 100 paraqitje.
Turan së fundmi ka nisur karrierën si trajner dhe momentalisht menaxhon ekipin e Eyupspor.
Befason Arda Turan: Kam prejardhje shqiptare / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.