Bayern Munichu ka marrë lajme të mira para ndeshjes së parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit të martën mbrëma.

Kampionët gjermanë në ligë kanë kaluar në formë të dobët, por nuk duhet nënvlerësuar në garat evropiane.

Anglezët janë optimistë se do ta kalojnë këtë sfidë, sidomos duke parë formën e lartë në Premier Ligë dhe rezultatet e dobëta të Bayernit në Bundesliga.

Mirëpo në stërvitjet e së hënës, Leroy Sane dhe Manuel Neuer ishin në mesin e lojtarëve që janë kthyer nga lëndimet.

Neuer, Sane, Kingsley Coman, Aleksandar Pavloviq dhe Noussair Mazraoui ishin pesë lojtarët që kanë stërvitur, por Thomas Tuchel ka thënë se ata do të jenë në dyshim për udhëtimin në Londër.

Bayernit i kthehen pesë lojtarë për duelin me Arsenalin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version