Bayern Munichu ka barazuar 2 me 2 me Freiburgun si mysafir, duke ia lehtësuar Bayer Leverkusenit rrugën drejt titullit.

Bayerni tani është shtatë pikë mbrapa Leverkusenit të mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka.

Leverkuseni tani ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe të dielën i shkon Kolnit.

Gunter realizoi për Freiburgun në minutën e 12 ndërkaq Tel barazoi në minutën e 35.

Jamal Musiala ia dha epërsinë Bayernit në minutën e 75, por vetëm tre minuta para fundit të takimit, Freiburgu barazoi rezultatin me golin e Holer.

Leverkuseni në pozitën e parë ka 61 pikë, ndërkaq Bayerni në pozitën e dytë me 54 pikë.

 

Bayerni me barazim lehtëson rrugën e Leverkusenit drejt titullit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version