Bayern Munichu raportohet se ka shprehur interesim për Theo Hernandezin e Milanit, të cilin e sheh si zëvendësues të Alphonso Davies gjatë verës.

Anësori kanadez me shumë gjasë mund të largohet nga Allianz Arena dhe Reali ka shprehur interesim për transferimin e tij.

Sky Sports në Gjermani ka raportuar se Davies është duke kërkuar 20 milionë dollarë në vit, kusht që Bayerni nuk dëshiron t’ia plotësojë.

Hernandezi ka cilësi të ngjashme me kanadezin dhe njihet për krijimin e rasteve për gola.

Anësori francez gjatë pesë viteve te Milani, ka kontribuuar me 59 gola në 201 ndeshje.

Bavarezët mund të ofrojnë deri në 70 milionë euro për shërbimet e tij.

 

Bayerni e sheh Hernandezin si zëvendësues të Alphonso Davies / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version