Bayern Munchen ka arritur një fitore të vështirë kundër Benficas, ku goli i vetëm u shënua nga Musiala (67’)

Bayern Munchen ka arritur që të marrë një fitore të rëndësishme kundër Benficas me rezultat 1-0. Kjo është vetëm fitorja e dytë e Bayern në këtë garë ku ata janë në vendin e 17-të me vetëm 6 pikë nga katër ndeshje, derisa Benfica është në vendin e 19 me po aq pikë sa Bayerni.

Pjesa e parë nuk shënoi shumë raste as nga Bayerni e as nga Benfica.

Rasti i parë në ndeshje ishte ai i minutës së 33-të kur Harry Kane hyri brenda zonës dhe goditi pa e parë topin fare. Goditja ishte e lehtë dhe nuk solli fare problem që atë ta pretë Anatoliy Trubin.

Kane e kishte edhe një shans, madje shumë të mirë për të shënuar nga afërsia por ai goditi topin drejt shtyllës së djathtë. Portieri Trubin, topi u kthye të Plahinha që edhe ai godet por topi bllokohet nga mbrojtja për të shkuar të Gnabry që po ashtu ishte në rast të mirë për ta pritur përsëri Trubin.

Qysh në fillimin të pjesës së dytë, Olise bëri një goditje të mirë dënimi por përsëri ishte portieri ai që bëri një pritje fenomenale duke ia mohuar golin atij.

Joshua Kimmich (Bayern Munich) bëri një pasim të mirë , ku Laimer kishte një mundësi të mirë por ai e goditi keq topin i cili shkon mbi traversë.

Anatoliy Trubin bëri përsëri një pritje të mirë në minutën e 59-të kur Leroy Sane bëri një goditje të mirë por ai e priti atë.

Sane rrezikoi edhe në minutën e 64 por Trubin përsëri priti.

Goli për Bayern erdhi në minutën e 67-të dhe atë e shënoi Jamal Musiala. Ky gol doli të jetë vendimtar për Bayernin dhe ata arritën që më shumë mund t’i marrin tri pikë në ndeshjen e sotme. /GazetaExpress/

Bayern me fitore të vështirë kundër Benficas / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version