Bayer Leverkusen dhe Inter do të përballen sonte në Ligën e Kampionëve.
‘Farmaceutikët’ do të jenë nikoqirë të skuadrës italiane, atje ku pritet të ketë gola e spektakël.
Granit Xhaka do të luajë nga minuta e parë në këtë takim, kurse Kristjan Asllani mund të ketë minuta si zëvendësues tek ‘Neruazzurët’.
Ja formacionet e mundshme të ndeshjes që fillon në ora 21:00.
Bayer Leverkusen (3-5-2): Hradecky; Tapsoba, Tah, Hincapié; Frimpong, Palacios, Andrich, Xhaka, Grimaldo; Schick, Wirtz
Inter (3-5-2): Sommer; Bisseck, de Vrij, Bastoni; Darmian, Frattesi, Calhanoglu, Zielinski, Carlos Augusto; Taremi, Thuram
Bayer Leverkusen-Inter, Xhaka titullar, Asllani pritet të ketë minuta si zëvendësues / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.