Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina tha se këtë titull e fitoi presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, e jo trajneri Ilir Daja.

“Jemi të kënaqur me angazhimin. Arsim Kabashi është bërë kampion, jo Ilir Daja. Duhet të shikohen gjërat në realitet. Mos të ndëshkohet dikush, e dikush të favorizohet. Ne e dimë që Ballkani nuk është bërë me meritë kampion. Ne kemi bërë maksimumin. Asnjëherë nuk bëhem kampion, por kur të bëhem do të bëhem me meritë”, tha Batatina.

Tutje, ai tha se dëshiron që Prishtina ta fitojë Kupën dhe të shkojë në gara evropiane para Malishevës.

“Shpresoj që Prishtina të luajë në Evropë. Prishtina e meriton Evropën, e jo Malisheva. Prishtina ka bërë një organizim të mirë”, përfundoi Batatina.

Ballkani ka mposhtur rivalin direkt Llapin për të siguruar titullin e kampionit për herë të tretë rresht.

Titullin e fitoi në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. /Reporteri.net/

Ballkani për herë të tretë rresht kampion i Kosovës

Batatina: Titullin e fitoi Arsim Kabashi, jo Ilir Daja / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version