Barcelona vazhdon të mbetet pa shërbimet e Gavit dhe Alejandro Baldes edhe për çerekfinalen kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.
Të dy lojtarët nuk do të luajnë këtë sezon, por Barça ka marrë lajme të mira për Frenkie de Jong dhe Pedrin, të cilët janë të përfshirë në skuadër.
Dyshja e mesfushës ishte lënduar në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos në fillim të muajit mars.
Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka konfirmuar se të dy lojtarët do të jenë të gatshëm për ndeshje.
Ai ka insistuar se gjatë ndeshjes ekipit duhet të jetë shumë i kujdesshëm ndaj sulmit të PSG-së të prirë nga Kylian Mbappe.
Barcelonës i kthehen dy lojtarë të rëndësishëm kundër PSG-së / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.