Barcelona raportohet se ka shprehur interesim për emërimin e Simone Inzaghit në postin e trajnerit.
Spanjolli Xavi ka konfirmuar se do të largohet në fund të sezonit dhe Barça ka nisur kërkimet për menaxherin e ri.
44-vjeçari ka insistuar se do të largohet, ani pse ka pasur përmirësim të formës në muajin e fundit.
Ish-menaxheri i Gjermanisë, Hansi Flick vazhdon të lidhet me pozitën e trajnerit të Barçës, teksa në mendjen e drejtuesve të klubit spanjoll është edhe Roberto De Zerbi.
Mirëpo gazeta italiane Tuttosport ka raportuar se Inzaghi është emri tjetër që Barcelona e pëlqen.
Sipas kësaj gazete, Barça ka mbetur e mahnitur me punën që ka bërë Inzaghi te Lazio dhe tani Interi.
Barcelona shpreh interesim për Inzaghin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.