Barcelona e ka bërë ligjin në “Santiago Bernabeu”.

Katalonasit kanë triumfuar thellë në udhëtim 0:4 ndaj Real Madridit në kuadër të javës së 11-të në La Liga.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të fituar, por me një kurth të pozicionit jashtë lojë të Barcelonës në perfeksion.

E njëjtë vazhdoi edhe në pjesën e dytë, por sulmi katalonas “shpërtheu”.

Lewandowski shënoi dy gola shumë të shpejtë në minutat 54 dhe 56 për epërsinë e dyfishtë të mysafirëve.

Më pas, Barcelona mori gjithçka nën kontrollë, teksa Yamal e trefishoi epërsinë në minutën e 77-të, duke u bërë futbollisti më i ri që shënon në “El Clasico”.

E për t’ia vënë kapakun gjithë kësaj paraqitjeje spektakolare, Raphinha shënoi një gol me parabollë për 0:4.

Me këtë fitore, Barcelona tani shkon në kuotën e 30 pikëve në vendin e parë, gjashtë më shumë se Real Madridi./express

Barcelona “shpartallon” Realin Madridin në Santiago Bernabeu / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version