Barcelona nuk do ta detyrojë Ansu Fatin të largohet nga klubi në janar, sipas gazetarit Adrian Sanchez.
Klubi katalunas e kupton që lojtari është një rast i veçantë dhe do të përpiqet të respektojë atë dhe çfarëdo vendimi që ai të marrë.
Më pak se tri vjet më parë, Barcelona e vlerësoi Ansun po aq lart sa e vlerëson aktualisht Lamine Yamal përpara se një lëndim i tmerrshëm ta ndalonte zhvillimin e tij.
Ansu nuk është rikuperuar kurrë nga ato lëndime në gju me Hansi Flick duke pretenduar se sulmuesi nuk i ka dhënë kurrë 100 për qind.
Por, trajneri gjerman ka thënë se i beson Fatit dhe shpreson që ai të punojë shumë për t’u rikthyer.
Andaj, Barcelona ka vendosur që ta pres atë që të rikthehet në formë të lartë, ndërsa vendimi do të merret për të në verë.
Barcelona merr vendim rreth të ardhmes së Ansu Fatit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.