Barcelona raportohet se në listën e trajnerëve ka edhe drejtuesin e Sportingut të Lisbonës, Ruben Amorim.

Xavi ka konfirmuar se do të largohet nga posti i trajnerit të Barçës në fund të sezonit.

Edhe pse ekipi i tij ka ngritje të formës, ka pak mundësi që ish-mesfushori të pendohet për vendimin e tij. Për këtë shkak, hierarkia e klubit ka nisur kërkimet për pasardhësin e tij.

Për këtë post janë përmendur edhe Hansi Flick dhe ish-mbrojtësi Rafael Marquez.

Sipas “The Independent”, Barcelona ka ambicie për të siguruar shërbimet e Amorimit.

Në javët e fundit është raportuar se trajneri i Sportingut është në listën e ngushtë të Liverpoolit, por për shërbimet e tij është duke u rivalizuar edhe nga Barcelona.

 

 

Barcelona mendon për trajnerin e Sportingut / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version