Barcelona e ka marrë veten nga humbja e të së shtunës prej Villarrealit. Në ndeshjen e mbetur të Javës së 20-të në La Liga, Katalonasit kanë fituar ndaj Osasunas.
Ndeshja e zhvilluar në “Estadi Olímpic Lluis Companys” është mbyllur me rezultat minimal 1-0.
Pavarësisht se Barça kishte posedimin e topit, portierin i Osasuna, Aitor Fernández, nuk u testua asnjëherë seriozisht në pjesën e parë. Goli ka ardhur në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën gjashtëdhjetë e tre, kur ka realizuar Vitor Roque.
Fitroja e sontme e ka çuar ekipin e Barcelonës në vendin e tretë në La Liga, duke pasur tetë pikë më pak se Girona që aktualisht kryeson.
Barcelona e harron humbjen nga Villarreal, mposht Osasunan / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.