Barcelona ka mposhtur Valencian me rezultat 4 me 2 për të forcuar pozitën e dytë në tabelë.
Ylli i këtij takimi ishte sulmuesi polak Robert Lewandowski, i cili realizoi tre gola.
Gjasat për titull janë shuar, teksa i rrezikohet pozita e dytë nga Girona.
Golin tjetër për Barçën e ka realizuar Lopez.
Golat për Valencian i realizuan Hugo Duro dhe Pepelu.
Me këtë fitore, Barça ka 73 pikë, dy më shumë se Girona në pozitën e tretë.
Barça forcon pozitën e dytë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.