
Një baner me mesazhin “Liria ka emër” është vendosur në stadiumin “Wembley” ku po luhet ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë.
Aty shihen fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.
Ndryshe, pjesa e parë e kësaj ndeshje ka përfunduar 1:0 ndaj Anglisë.
Golin për epërsinë e ka shënuar Leëis-Skelly në minutën e 20-të të takimit.
Ndeshja në mes të Anglisë dhe Shqipërisë është e vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2026.
Baneri “Liria ka emër” me foton e Thaçit e Veselit vendoset në “Wembley” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.