Ekipi Santa Coloma ka kaluar në epërsi ndaj Ballkanit në ndeshjen e parë të fazës së parë për kualifikime në Ligën e Kampionëve, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ishte El Ghzaoui që pas një gabimi në pasim në mesfushë, mori topin dhe nga zona e rreptësisë mposhti portierin Enea Koliçi.
Ballkani rrezikoi vetëm një herë kur goditi shtyllën në minutën e tetë, teksa ekipi nga Andorra është duke e dominuar pjesën e parë.
Ballkani pëson gol në Andorra / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.