Ballkani ka mposhtur rivalin direkt Llapin për të siguruar titullin e kampionit për herë të tretë rresht.
Titullin e fitoi në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Llapit i duhej vetëm fitorja, ani pse trajneri Tahir Batatina ishte shprehur i bindur para disa ditëve se do ta mposhtte me rezultat të thellë.
Ballkani siguroi fitoren me golin e Karricas në minutën e 74.
“Kemi kryesuar gjithë kampionatin përveç një jave. Ishin një grup prej 6-7 lojtarësh që e kanë mbajtur barrën e ekipit. Ia dedikoj trofeun gjithë Suharekës”, ka thënë trajneri i Ballkanit, Ilir Daja.
“Festojmë pak sonte, por jo shumë sepse të mërkurën luftojmë për kupën. Përshëndes Llapin dhe Dritën që e bënë më të bukur betejën për kampionat”, ka thënë ai. /Reporteri.net/
Ballkani për herë të tretë rresht kampion i Kosovës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.