Lindon Emërllahu ka realizuar gol nga penalltia në minutën e 42-të për ta kthyer Ballkanin në lojë kundër Santa Colomas në ndeshjen e parë drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kampioni i Kosovës nuk është se ka treguar shumë gjatë pjesës së parë dhe kishte vetëm një rast shënimi. Ndërkaq, pësoi pas një gabimi në mesfushë.

Ishte El Ghzaoui që pas një gabimi në pasim në mesfushë, mori topin dhe nga zona e rreptësisë mposhti portierin Enea Koliçi.

Ballkani kthehet në lojë me golin nga penalltia / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version