Ballkani është eliminuar në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Kosovës u mposht nga Santa Coloma e Andorrës pas penalltive.

Ndeshja përfundoi 2-1 në të mirë të mysafirëve, nga ku u dashtë që fituesi të përcaktohet përmes 11-metërshave.

Lindon Emërllahu dhe Astrit Thaqi dështuan nga pika e bardhë, dhe kështu skuadra mysafire shënoi fitore prej 6-5 në penallti.

Ballkani tashmë me këtë humbje bie në Ligën e Konferencës, aty ku do të jetë në fazën e dytë kualifikuese.

Ballkani eliminohet nga Liga e Kampionëve prej kampionit të Andorrës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version