Shqipëria ka pësuar humbje me rezultat 2-1 ndaj Italisë në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian, e vlefshme për grupin B.
Pas ndeshjes, në emisioni “Euro Show”, ka folur rekordmeni shqiptar, Nedim Bajrami.
Bajrami, i cili theu rekordin për golin më të shpejtë në Evropian ndonjëherë që e mbante Dmitri Kirichenko prej 67 sekondash, tha se nuk e dinte se theu rekordin.
“Për mua ka qenë ëndërr të luaj me Shqipërinë, shënova golin nuk e dija qe e shënova rekord, por s’ka rëndësi, s’kam kohë me mendu për golin. Duhet me u përgatit për ndeshjen tjetër”, tha Bajrami.
Ai tutje shtoi se humbja erdhi pasi Italia është ekip i fortë, por potencoi se do të flasin më ekipin për të parë se çfarë mungoi.
“Italia është një ekip i fortë, por kjo është pjese e lojës, të gjithë shanset duhet t’i tentojmë për gol, ky është Evropiani. Skam qenë me çunat, por besoj që nesër, pasnesër duhet të flasim me ekipin çfarë të përmirësojmë, çfarë të bëjmë më mirë. Po besoj futbolli është futboll, duhet me qenë me kokën këtu, nuk ka rëndësi nëse ka përvojë ose jo”, u shpreh Bajrami përcjell Klankosova.tv
Ndryshe, ndeshjen e ardhshme Shqipëria do ta luajë ditën e mërkurë ndaj Kroacisë, ndërsa Italia do të ketë punë me Spanjën.
Bajrami: Nuk e dija qe shënova rekord, nuk kam kohë të mendoj për golin – duhet të përmirësohemi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.