Futbollisti kosovar, Granit Xhaka është nominuar për ”Topin e Artë”, pas paraqitjeve fantastike që kishte sezonin e kaluar me Bayer Leverkusenin dhe kombëtaren zvicerane.

Ai është në listë së bashku me yjet botëror si, Kylian Mbappe, Erling Haaland, Vinicus Jr dhe Jude Bellingham.

E për këtë sukses të Granitit,, ka folur edhe babai i tij, Ragip Xhaka.

Ai ka thënë se puna e palodhur e Granitit, përkushtimi dhe sakrificat e tij kanë bërë që ëndrrat të realizohen dhe emri i shqiptarëve të shkruhet në histori.

“Sot është një ditë e veçantë dhe e mbushur me krenari të madhe për mua dhe familjen tonë. Djali im, Graniti, është nominuar për çmimin prestigjioz Ballon d’Or. Ai është i pari shqiptar dhe në të njëjtën kohë lojtari i vetëm zviceran që ka arritur këtë nivel në botën e futbollit, dhe për këtë jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të emocionuar.
Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e tij kanë bërë që ëndrrat të realizohen dhe emri i shqiptarëve të shkruhet në histori. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë që i keni dhënë Granitit ndër vite. Urime Granit, krenaria jonë!”, shkruan ai.

Babai i Granitit pas nominimit për Topin e Artë: I pari shqiptar që ka arritur në këtë nivel në botën e futbollit, do të na bëjë krenarë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version