Austria me autogolin e Malen ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Holandës, teksa francezët dominuan takimin me Poloninë, por nuk arritën deri te goli.
Po zhvillohej minuta e gjashtë kur sulmuesi “tulipan” realizoi autogolin për epërsinë e austriakëve.
Ky është autogoli i shtatë i realizuar gjatë këtij Evropiani.
Ndërkaq, Franca e prirë nga Kylian Mbappe kishte shumë raste të mira, por bllokohej nga mbrojtja e Polonisë që është eliminuar nga Evropiani.
Me këtë rezultat, Austria merr pozitën e parë me gjashtë pikë, një më shumë se Franca në pozitën e dytë.
Holanda është e treta me tre pikë.
Austria në epërsi, Franca dhe Polonia pa gola në pjesën e parë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.