Austria ka realizuar dy gola të shpejtë në pjesën e dytë për të siguruar tri pikë dhe për të forcuar pozitën e tretë në grup që ofron mundësinë për kualifikim në fazën e re të Evropianit.

Ishte Baumgartner i cili në minutën e 66 realizoi për rezultatin 2 me 1.

Ndërkaq, Marko Arnautoviq realizoi nga penaltia për 3 me 1 në minutën e 78.

Të dy përfaqësueset e kanë nisur furishëm takimin, në të cilin u duhet fitorja për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim tutje në Evropian.

Austriakët ishin të parët që realizuan në këtë takim. Mbrojtësi Trauner realizoi për ta ndezur takimin me Poloninë.

Pas këtij goli është hapur loja dhe Polonia ka kthyer kontrollin teksa në minutën e 30 sulmuesi Krysztof Pyatek barazoi për 1 me 1.

Holanda dhe Franca prijnë në këtë grup me nga tri pikë.

Austria me lehtësi mposhtë Poloninë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version