Atletico Madrid është mposhtur mbrëmë 1:3 nga Lille i Edon Zhegrovës në Ligën e Kampionëve.
Një penallti diskutabile e akorduar për Lille ka bërë që ekipi spanjoll të bëjë ankesë.
Atletico Madrid ka paraqitur një ankesë ndaj UEFA-s në lidhje me vendimin për penalltinë e dhënë mbrëmë.
Klubi nuk mund të pajtohet me vendimin e gjyqtarit dhe është i indinjuar nga ky rast.
Zyrtarët e klubit nuk mund të kuptojnë pse gjyqtari i VAR-it nuk e thirri kolegun e tij për të rishikuar aksionin në monitor, gjë që sipas tyre do ta kishte anuluar vendimin.
Atletico Madridi ankohet në UEFA për penalltinë e akorduar për Lille / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.