Një javë më parë, afati dimëror dukej mjaft i qetë për ekipin e Atletico Madridit të cilët nuk pritej që të bënin ndonjë lëvizje.
Sidoqoftë, duke marrë parasysh zhvillimet gjatë ditëve të fundit, ky afat kalimtar mund të jetë një ndër më të rëndësishmit për klubet e La Liga-s.
Duke marrë parasysh lajmet se Angel Correa do të largohet nga klubi në favor të kalimit në Arabinë Saudite, Atletico Madridi tashmë është vënë në kërkim të zëvendësuesit të tij.
Thiago Almada i Atlanta United është përmendur si një opsion i mundshëm, por tani gazetari Alfredo Pedulla ka raportuar se klubi madrilen është i interesuar për shërbimet e Moise Kean të Juventusit.
Tashmë besohet se kontaktet e para mes dy klubeve kanë nisur dhe se “Zonja e Vjetër” do të pranojë shitjen e Kean për një çmim të arsyeshëm.
Kean ka vuajtur për të pasur minuta rregullisht tek Juventusi gjatë maujve të fundit, teksa Chiesa dhe Vlahovic janë para tij në preferencat e Allegrit.
Për këtë shkak, transferimi i tij tek Atletico Madrid po shihet si shumë i mundshëm, por fillimisht do të duhej që Correa të largohej, në mënyrë që transferimi të realizohet.
Atletico Madrid have inquired about Moise Kean.
[: @AlfredoPedulla] pic.twitter.com/IRsJ0leFA5
— Atletico Universe (@atletiuniverse) January 13, 2024
Atletico Madrid shpreh interesim të madh për shërbimet e yllit të Juventusit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.