Anësori anglez Ademola Lookman ishte njeriu kryesor i finales mes Atalantës dhe Bayer Leverkusenit duke realizuar het-trick për t’ia siguruar Atalantës trofeun e parë evropian.

Me tre golëshin e tij, Lookman gjithashtu ia ka shkaktuar humbjen e parë Leverkusenit në këtë sezon në të gjitha garat.

Ekipi italian gjatë tërë ndeshjes ishte në formë më të mirë, teksa Granit Xhaka me shokë nuk dukeshin në formën më të mirë. Patën pak raste shënimi dhe shumë shpesh gabonin edhe në pasime.

Atalanta me trofeun e Ligës së Evropës i jep fund serisë pa humbje të Leverkusenit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version