Unik goli i parë i Kristjan Asllanit me Interin! Mesfushori shqiptar realizoi në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Udinezes. 23-vjeçari ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje këndi duke e çuar topin menjëherë në portë, për të befasuar portierin e kundërshtarëve. Me paraqitjen e tij, futbollisti mori vlerësimet e mediave italiane, ndërsa iu dha edhe nota 7.5.
Në reagimin e tij për Sportmediaset, Asllani tregoi emocionet për këtë gol special.
“Gol olimpik? Nuk më kishte ndodhur kurrë, por ishte fat! I rëndësishëm nuk është goli, por që kemi fituar dhe jemi në çerekfinale! Jemi shumë të lumtur sepse po i japim vazhdimësi rezultateve tona! Jemi të lumtur e duhet të vazhdojmë kështu!”
Asllani u ndal edhe te fakti se midis lojtarëve bashkëpunimi është ideal.
“I rëndësishëm është grupi! Jemi një grup fantastik, ka një kimi mes nesh të pabesueshme, brenda dhe jashtë dhomave të zhveshjes! Ka të rinj, ka eksperiencë e të vazhdojmë kështu kaq kompaktë! Dua të falenderoj Arnautoviçin, sepse i ndihmon shumë të rinjve, edhe ata që vijnë nga ekipi i të rinjve e për ne ka shumë rëndësi të kemi lojtarë si ai në grup.”
Interi beson shumë te mesfushori i Kombëtares Shqiptare dhe trajneri Simone Inzagi e shikon si pjesë të projektit të tij. Klubi zikaltër ka refuzuar oferta deri në 25 mln Euro për 22-vjeçarin, i cili gjithashtu nuk ka preferuar të largohet nga “San Siro”.
Asllani flet për golin: Nuk më kishte ndodhur kurrë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.