Siguria është ashpërsuar për ndeshjet e Ligës së Kampionëve pasi faqet në lidhje me grupin terrorist të ISIS-it kërcënuan se do të kryenin sulme nëpër stadiumet evropiane, raporton BBC.
Një kanal pro ISIS-it ka publikuar disa fotografi të terroristëve teksa bënin thirrje për sulme nëpër stadiumet ku do të mbahen çerekfinalet e Ligës së Kampionëve të martën dhe të mërkurën.
UEFA ka deklaruar se është në dijeni për kërcënimet, por ka shtuar se ndeshjet në Madrid, Paris dhe Londër do të zhvillohen ashtu siç janë planifikuar.
Franca dhe Spanja kanë konfirmuar se kanë marrë masa të sigurisë para ndeshjeve në Ligën e Kampionëve.
Gjatë kësaj jave dy çerekfinale do të zhvillohen në Madrid gjatë javës. Real Madridi pret Manchester Cityn të martën, ndërkaq Atletico Madridi do të përballet me Borussia Dortmundit të mërkurën.
Arsenali të martën përballet me Bayern Munichun në Londër.
Ashpërsohet siguria për Ligën e Kampionëve pas kërcënimeve të ISIS-it / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.