Real Madrid është ndalur nga Mallorca në ndeshjen e parë të La Ligas, pasi ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-1.

Mbretërit kaluan në epërsi me golin e Rodrygo në minutën e 13-të të ndeshjes.

Golin e barazimit e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 53-të të ndeshjes.

Pikërisht Muriqi është zgjedhur lojtar i ndeshjes, duke lënë në hije yjet si Mbappe, Bellingham, Viniciues, Rodrygo etj.

 

As Mbappe, as Vinicius, por Vedat Muriqi shpallet lojtar i ndeshjes / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version