Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta ka thënë se klubi duhet të jetë në bisedime për transferimin e Kylian Mbappes gjatë verës.

Sulmuesi francez ka njoftuar Paris Saint-Germainin se do të largohet nga klubi si lojtar i lirë në verë.

Ai menjëherë është lidhur me një transferim te Real Madridi, mirëpo Arteta ka thënë se Arsenali gjithmonë duhet të jetë në garë për lojtarët e “kalibrit të tillë”, por spanjolli ka thënë se sulmuesi e ka mendjen te Real Madridi.

“Kur është lojtar i këtij kalibri, ne duhet gjithmonë të jemi në bisedime. Mirëpo tani duket ndryshe, mund të them unë”, ka thënë Arteta.

 

 

 

Arteta i kërkon Arsenalit të nisë bisedimet me Mbappen / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version