Arsenali raportohet se ka në listë portierin e Ajaxit, Diamant Ramaj, të cilin e sheh si zëvendësues të Aaron Ramsdale, i cili pritet të largohet gjatë verës, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Portieri kosovar Ramaj ka shfaqur formë të mirë tek Ajaxi që këtë sezon ka përjetuar një prej fazave më të vështira në histori.
22-vjeçari u transferua te klubi holandez nga Eintracht Frankfurti për 5 milionë euro.
Në pesë ndeshje ka mbajtur portën të paprekur dhe ka qenë kyç në ngjalljen e formës së Ajaxit dhe kjo formë është vërejtur nga Arsenali.
Arsenali është duke menduar të bëjë ofertë për portierin me prejardhje nga Kosova, por kontrata e tij deri në verën 2028 paralajmëron se klubi anglez do të duhet të paguajë një shumë të majme për të.
Mirëpo mbetet të shihet nëse Ramaj është i interesuar në rolin e portierit të dytë pasi për pozitën e parë tek Ajaxi ka luftuar shumë.
Arsenali ka në listë portierin me prejardhje nga Kosova / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.