
Arsenali ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5-1 ndaj Manchester Cityt në kuadër të javës së 24-të në elitën e futbollit anglez.
Ekipi i Mikel Artetas e nisi furishëm ndeshjen pasi vetëm pas dy minutash lojë kaloi në epërsi me golin e Odegard (1-0), me të cilin rezultat ekipet shkuan në pushim.
Pjesa e dytë nisi poashtu zjarrë pasi për dy minuta u shënuan tre gola për tetë minuta.
Haland e barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 55-të, kurse vetëm pas një minuti vendasit riktheyn epërsinë me golin e Partey, kurse golin e tretë për Arsenalin e shënoi Lewis-Skelly në minutën e 63-të të ndeshjes.
Vendasit nuk u ndalën dhe shënuan për 4-1 përmes sulmuesit Havertz, kurse për rezultatin final 5-1 shënoi gol të bukur Nwaneri.
Pas kësaj fitore Arsenali shkon në kuotën e 50 pikëve të grumbulluara dhe mban pozitën e dytë në renditje, teksa Man City me 41 sosh renditet e katërta./Reporteri.net/.
Arsenali e ‘shkatërron’ Cityn, e mposht 5-1 / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.