Arsenali ka triumfuar 3-1 në derbin përballë Liverpoolit në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier.

Golat për vendasit i shënuan Bukayo Sakas, Gabriel Martinelli dhe Leandro Trossard, kurse për mysafirët nuk shënoi asnjë lojtar i tyre, por ishte një autgol i Gabriel.

Pas javës së 23-të, Liverpooli vazhdon të jetë lider me 51 pikë, ndërsa Arsenali ka dy më pak.

Në xhiron e 24-të, Liverpooli luan me Burnleyn, ndërsa Arsenali me West Hamin. /Reporteri.net/.

Arsenali e mposht Liverpoolin, dhezet gara për titull / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version