Argjentina ka fituar në ‘Copa America’ pasi mposhti në finale me rezultat minimal 1-0 Kolumbinë, shkruan Reporteri.net.

Skuadra bardhekaltër vulosi suksesin rekord të 16-të në histori, në ‘Copa America’, pasi një gol në kohën shtesë nga Lautaro Martínez i dha një fitore të vështirë 1-0 ndaj Kolumbisë në Miami.

Në minutën e 65-të Lionel Messi la fushën mes lotësh për shkak të një dëmtimi, ndërsa zëvendësuesi i tij, Nico Gonzales pati impakt të menjëhershëm, duke shënuar gol, por festa u ndal nga flamuri i anësorit, që sinjalizoi pozicion jashtë loje.

Argjentina u bë mbretëresha e kontinentit, duke fituar ‘Copa American’ për herë të 16 në histori, më shumë se çdo skuadër tjetër.

 

 

Argjentina fiton ‘Copa America’, për herë të 16-të në histori / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version