Ardon Jashari ka asistuar, ndërsa skuadra e tij Club Brugge ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Belgjikës.

Club Brugge mposhti skuadrën tjetër elitare të Belgjikës, Leuvenin me rezultatin, 3:0.

Ndeshja çerekfinale e Kupës së Belgjikës u zhvillua të martën mbrëma.

Jashari asistoi për golin e parë të realizuar nga Christos Tzolis në minutën e 23-të.

Tzolis shënoi edhe golin e dytë në minutën e 69-të, kurse i saktë nga penalltia në minutën e 86-të për 3:0 ishte Michael Skoras.

Jashari u zëvendësua në minutën e 86-të.

Ardon Jashari lë shenja në fitoren e Brugge në Kupën e Belgjikës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version