Zhvilloi një fazë kualifikuese fantastike, për në Euro 2024, si dhe ishte thuajse perfekt, me lojën e tij, tek italianët e Empolit Ardian Ismajli është në fokusin e një ekipi goxha të njohur në Evropë e padyshim një ndër më të mëdhenjtë në Ballkan.
Bëhet fjalë për “Shqiponjat e Zeza”, të Besiktas, që janë vënë pas për të blerë kartonin e tij.
Ismajli ishte një kërkesë e veçantë e teknikut holandez, Giovanni Van Bronckhorst, i cili e kërkon me ngulm 27-vjeçarin, si pjesë të mbrojtjes së skuadrës për sezonin e ri.
Tashmë “gjigantëve” të futbollit turk i duhet vetëm të arrijë akordin me klubin e Empoli, për të bashkuar “shtatlartin” e mbrojtjes, me dy “yje” të tjerë shqiptar, në Stamboll, Ernest Muçi e Milot Rashica.
Ardian Ismajli bie në radarin e gjigantit turk / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.