Arda Guler, ylli i ri i futbollit turk , është në dyshim për ndeshjen e Kampionatit Evropian kundër Portugalisë të shtunën.

Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella tha të premten se Guler “fizikisht nuk është 100%” dhe do të vlerësohet përpara ndeshjes në Dortmund.

Montella nuk zbuloi saktësisht se çfarë nuk shkonte me Gulerin.

Guler, një mesfushor sulmues 19-vjeçar që luan për Real Madridin, shënoi një gol të shkëlqyer nga distanca në fitoren 3-1 ndaj Gjeorgjisë të martën për t’u bërë golashënuesi më i ri debutues në një kampionat evropian.

Ai u largua në minutën e 79-të, kur Turqia ishte duke fituar me rezultat 2-1, pastaj shënuan edhe njëherë në kohën shtesë me Kerem Akturkoglu. /Telegrafi/

Arda Guler në dyshim te Turqia për ndeshjen ndaj Portugalisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version