Ish reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli po vazhdon shkëlqimin në kampionatin suedez.

Zeneli ka shënuar gol për skuadrën e tij Elfsborg ndaj Halmstadit në ndeshjen e javës së 22-të në Allsvenskan të Suedisë për 1:0, shkruan Reporteri.net.

Zeneli golin e shënoi vetëm pas tre minutash nga fillimi i ndeshjes.

 

Ky ishte goli i gjashtë i Arbër Zenelit në kampionatin suedez me fanellën e Elfsborgut.

Zeneli ka kohë që nuk ftohet nga Kosova, ndërsa për ndeshjet e shtatorit, sipas FFK-së, ishte në listën rezervë.

Arbër Zeneli shënon supergol për Elfsborgun në Suedi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version