Arbër Hoxha është shpallur kampion me Dinamo Zagrebin në Kroaci në sezonin e tij të parë atje.
Me fitoren 1:0 sot me golin e Arijan Ademit, edhe matematikisht Dinamo Zagreb e fitoi titullin e shtatë radhazi dhe të 25-tin në histori.
E Arbër Hoxha ishte mjaft i rëndësishëm në rrugëtimin e gjigantit kroat këtë sezon, shkruan Gazeta Express.
Paraqitjet e tij të mira me Slaven Belupon në stinorin vjeshtor, “detyruan” Dinamon të çelë kuletën dhe të shpenzojë një milion euro për shërbimet e sulmuesit shqiptar në janarin e këtij viti.
Hoxha menjëherë zuri një vend të rëndësishëm në skuadër. Ai shënoi dy gola dhe një asist në të gjitha garat për Dinamo Zagrebin.
Paraqitjet e tij solide bënë që ai vazhdimisht të kishte minuta në klubin më të madh kroat.
Goli i parë i tij në kampionatin kroat erdhi javën e kaluar, që ia dha një fitore të madhe në fund Dinamo Zagrebit.
Një gol dhe një asist tjetër, Hoxha i arriti në Ligën e Konferencës, ku edhe aty kishte paraqitje mjaft të mira, duke qenë prej më të dalluarëve në fushë.
Dinamo Zagrebi e ka siguruar të drejtën e paraqitjes në kualifikime për Ligën e Kampionëve dhe Arbër Hoxhën mund ta shohim sezonin e ardhshëm në skenën e garës më prestigjioze evropiane për klube.
Arbër Hoxha, kampion i Kroacisë në sezonin e parë me Dinamon / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.